Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaKryesia e Kuvendit mban mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor

Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor

Shefat e grupeve parlamentare janë mbledhur sot për herë të parë në sezonin vjeshtor të punimeve të Kuvendit të Kosovës.

 

Në rend dite janë një varg pikash të papërfunduara nga seancat plenare të sezonit pranveror.

Poashtu në rend të ditës për sot është edhe përgatitja e seancës së re ku pritet të shqyrtohen këto pika:

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë;

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit;

– Formimi i komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Kuvendi ka mbyllur punimet për sesionin pranveror më 12 gusht.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments