Sunday, October 13, 2024
HomeTop LajmetKryeparlamentari Konjufca Kushtetuta është vetë shteti, misioni i saj është ruajtja e...

Kryeparlamentari Konjufca Kushtetuta është vetë shteti, misioni i saj është ruajtja e vlerave demokratike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar qytetarët e Kosovës, me rastin e 9 prillit – Ditës së Kushtetutës.

Kryeparlamentari Konjufca tha se Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem, është vetë shteti.

“Duke qenë normë supreme, Kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë. Si popull kemi rrugëtuar me shekuj, brez pas brezi, drejt gjakimeve dhe synimeve tona për shtet të mëvetësishëm. Rrugëtimi ynë për të arritur deri te dita e sotme ishte i vështirë dhe përplot dhembje. Por nuk u dorëzuam asnjëherë, sepse ishim në të drejtën tonë, konform vlerave demokratike për liri e pavarësi”, ka thënë Konjufca.

Konjufca shtoi se sot në Ditën e Kushtetutës, bashkë me urimin drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit, kujtojmë dhe i përulemi me respekt të përgjithmonshëm sakrificës sublime të brezave që gravuan Kushtetutën dhe vulosën themelet e shtetit tonë.

“Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, thuhet në urimin e Konjufcës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments