Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaKryeministri Kurti takoi ambasadorin francez Guerot

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin francez Guerot

Pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe Drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në DASh, Collen Hyland, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në zyrën e tij Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Kumtesa për media thekson se ata folën rreth nismave dhe bashkëpunimeve të mundshme në fushën e arsimit e teknologjisë së informacionit bazuar në përvojat e shtetit francez, si dhe për mundësitë që ofron Kosova dhe planet në zbatim të Qeverisë në sektorin e energjisë, përkatësisht në atë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.Gjatë bisedës, u trajtuan edhe temat e zhvillimet aktuale, që përfshijnë mbarëvajtjen e deritanishme të procesit të konvertimit të targave ilegale dhe regjistrimit të veturave me targa RKS dhe procesi që parashihet me udhëzimin administrativ për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments