Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosovaKryeministri Kurti falenderon policinë belge për sigurinë e ofruar gjatë vizitës në...

Kryeministri Kurti falenderon policinë belge për sigurinë e ofruar gjatë vizitës në Bruksel

Kryeministri Kurti ka falenderuar policinë e Belgjikës e cila ka ofruar sigurinë për delegacionin kosovar gjatë vizitës në Bruksel.

Kurti ka postuar një video-incizim në Instagram ku shihet delegacioni i qeverisë i përcjellur nga policia belge.

“Ambasada jonë në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen, ndërkaq forcat e policisë së Belgjikës janë kujdesuar për sigurinë e delegacionit tonë gjatë vizitës sonë dyditore atje. I falenderojmë e u jemi mirënjohës”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka qëndruar në Bruksel dy ditë, ku ka takuar udhëheqësit kryesorë të institucioneve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments