Monday, May 20, 2024
HomeLajmeKosovaKRM “Pastrimi” bëhet me kryeshef të ri

KRM “Pastrimi” bëhet me kryeshef të ri

Kryeshefi ekzekutiv i KRM “Pastrimi” Sh.A – Prishtinë, Petrit Reçica, ka pranuar pozitën në këtë ndërmarrje nga ish-ushtruesja e detyrës, Fazile Haziri-Maloku. Pranim dorëzimi i detyrës është bërë dje.

Me këtë rast, kryeshefi i ri i KRM “Pastrimi” Petrit Reçica tha se ndërmarrja është e rëndësishme për vendin dhe qytetarët dhe synim i tij është t’i çojë përpara projektet në të mirë të Kompanisë Rajonale, punëtorëve dhe shërbimeve për qytetarë.

“Sot për së afërmi u njoftova me punën që është bërë në këtë ndërmarrje nga ushtruesja e deritanishme znj. Haziri-Maloku. Falënderojë secilin për punën e deritanishme, e që do ta vazhdojmë së bashku me projekte të reja që kanë për synim rritjen dhe fuqizimin e ndërmarrjes ‘Pastrimi’”, tha Reçica.

Kryeshefi Ekzekutiv Reçica u njoftua me punonjësit dhe zyrtarët lidhur me punët dhe veprimtaritë e secilit departament brenda Kompanisë Rajonale, për çka i falënderoi dhe premtoi bashkëpunim me secilin prej tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments