Sunday, April 28, 2024
HomeBotaKriza energjetike/ BE: Rritje e paprecedentë e çmimeve, duhet koordinim në nivel...

Kriza energjetike/ BE: Rritje e paprecedentë e çmimeve, duhet koordinim në nivel evropian

Franca dhe Spanja kërkojnë të dilet me një qëndrim përballë krizës energjetike, që po prek familjet dhe bizneset e Evropës.

Çmimet e energjisë në kontinent janë rritur mjaft prej mbivlerësimit të gazit natyror të sjellë nga Rusia, që plotëson mbi 40 për qind të rezervave të BE-së.

Ministrat e financave të eurozonës u takuan për të diskutuar si ta ulin varësinë nga Moska por edhe si të ndalin spekulimet me çmimet në treg.

“Shohim një rritje të paprecedentë të çmimeve të energjisë. Ky nuk është problem që mund ta zgjidhim në nivel kombëtar, por na duhet koordinim i nivelit evropian,” tha ministrja spanjolle, Nadia Kalvino, e cila propozoi të hënën në Luksemburg krijimin e një rezerve strategjike gazi e cila do shërbente për të ulur çmimet për 450 milionë konsumatorët e unionit.

Rritja e çmimit të karburantit, Shqipëria dhe Serbia me çmimet më të larta në rajon

Homologu i saj francez, Bruno Lë Mer, mendon se më mirë do të ishte të ndahej çmimi i përgjithshëm i energjisë elektrike nga çmimi i gazit.

“Tregu energjetik evropian ka avantazhin se e siguron rezervën e vet nga çdo cep i Evropës, por ka edhe disavantazhin e madh që e lidh çmimin e elektricitetit me gazin. Kjo është një rrugë pa krye nëse duam të shkojmë drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, të largohemi prej motorëve me djegie, dhe çmimet kanë për t’u rritur akoma po vijuam ta lidhim elektricitetin me lëndët si gazi.”

“Nga lufta vijmë në luftë shkojmë”, Rama për rritjen e çmimit të karburanteve: Kini besim se do t’ia dalim

Ministrat evropianë të financave thanë se rritja e tanishme e çmimit të energjisë është e përkohshme dhe ka për t’u ulur bashkë me inflacionin në vitin 2022.

Te ulja pritet të ndikojë edhe vënia në funksion e tubacionit “Rrjedhja Veriore 2”, i cili shtrihet nga Rusia në Gjermani përmes Detit Balltik.

Të hënën, gjiganti rus i gazit, Gazprom, njoftoi se ka nisur të lëshojë gaz për të testuar rrjetin 1,230 km të gjatë që pritet të përmbushë më shumë se gjysmën e nevojave të Evropës për gaz, por Amerika vazhdon ta kundërshtojë si një projekt gjeopolitik të Federatës Ruse.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments