Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaKrasniqi në Mitrovicë: Komunat që udhëhiqen nga Kryetarët e PDK-së, kampione të...

Krasniqi në Mitrovicë: Komunat që udhëhiqen nga Kryetarët e PDK-së, kampione të qeverisjes së mirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë sot se komunat që udhëhiqen nga kjo parti janë kampione të qeverisjes së mirë. Këtë deklaratë ai e tha gjatë një vizite në komunën e Mitrovicës,

Atje së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën, Kransniqi ndjeku nga afër punimet e rëndësishme infrastrukturore që po zhvillohen në këtë komunë.

“Unë jam krenar si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, që kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja siç është rasti i Bedri Hamzës, janë modeli më i mirë i qeverisjes, janë kampionet zyrtarë të Kosovës në qeverisjen e mirë, në transparencë buxhetore financiare, në realizim të projekteve, në realizimin e projekteve kapitale edhe në përmirësimin e dukshëm jo vetëm të infrastrukturës që tashmë është evidente po edhe në ofrimin e shërbimeve shumë më efikase edhe ndihmës për të gjitha kategoritë e shoqërisë”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza tha se Qeveria Kurti përgjatë mandatit të saj nuk ka mbështetur realizimin e asnjë projekti në këtë komunë.

“Katër vjet qeverisje, një shirit të një projekti kapital në Mitrovicë mos me e pre si rezultat i financimit të nivelit qendror, nuk është mirë”, shtoi Hamza.

Gjatë vizitës së tij në Komunën e Mitrovicës, Kryetari Krasniqi përcolli nga afër punimet për ndërtimin e Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Koshtovë, ato në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen Shipol dhe në rrugën “Mbretëresha Teutë”, hapësirën ku po ndërtohet shëtitorja që lidh shëtitoren e qytetit dhe shëtitoren e Liqenit Akumulues, si dhe punimet e Ballkonit Panoramik të qytetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments