Sunday, May 12, 2024
HomeLajmeKosovaKrasniqi: Kosova pa masa për subvencionim të energjisë elektrike, shtetet e rajonit...

Krasniqi: Kosova pa masa për subvencionim të energjisë elektrike, shtetet e rajonit dhe BE-së të përgatitura për të

Kriza globale energjetike që ka goditur shumë shtete në rajon e botë, pritet ta godasë edhe më shumë Kosovën muajve në vijim.

 

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kreu I PDK-së Memli Krasniqi, duke thënë se në këtë periudhë furnizuesi duhet ta blejë energjinë e munguar sepse prodhimi I energjisë është më I vogël se konsumi, sidomos gjatë muajve të dimrit, kur energjia elektrike duhet të blihet pesëfish më shtrenjtë.

Sipas tij, kjo mund të na dërgojë në bankrot sepse Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për subvencionimin ose dhënie të kredisë, siç ka ndodhur në shtetet e BE-së dhe rajonit, sikur Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

“Furnizuesi në momentin që duhet me e ble energjinë e munguar sepse prodhimi është më i vogël se konsumi, veçanërisht në muajt e ftohtë të dimrit, ai duhet me i ble në Bursa pesëfish ma shtrenjtë dhe për një moment ka me qenë ose para bankrotimit sepse Qeveria nuk e ka marrë asnjë masë për subvencionim ose për ndërhyrje ose për dhënie të kredisë ose me gjetë një formë bashkëpunimi me ta si ç’ka ndodhë në shtetet e Bashkimit Evropian, por edhe në rajon, nëse e keni vërejtë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në forma të ndryshme. Rreziku që ne e kemi paraljmëru tash e dy muaj, është fakti nëse do të shtohet konsumi për shkak të temperaturave të ftohta, dhe ne s’do të kemi prodhim më shumë se 800MW/h”, ka thënë Krasniqi.

Mes tjerash ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës, po qëndron tërësisht indiferente ndaj kësaj çështje, e opozita nuk mundet të negocojë me shtetet e tjera dhe tregjet energjetike.

“Kjo është përgjegjësi e Qeverisë. Ne si opozitë nuk mundemi me ia bë kontratat as qeverisë e as KEDS-it. Ne nuk e kemi kompetencën me shku dhe me negocu me shtetet e tjera dhe në këtë rast me tregjet e energjisë elektrike që janë për krejt rajonin. Do të thotë janë përgjegjësi të Qeverisë. Unë nuk e di qysh munden me nejtë ministrat kaq shlirë e mos me u marrë me këtë çështje”, ka pohuar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments