Një vizitë shumë e rëndësishme për futbollin e Kosovës, që ishte paralajmëruar më parë.

“KE u njoftua nga presidenti Agim Ademi se FFK-në do ta vizitojë i pari i futbollit botëror, presidenti i FIFA-s, z. Gianni Infantino, i cili më 30 shtator do të vijë në Kosovë, që është një vizitë historike për futbollin e Kosovës”.

“Për këtë vizitë KE i FFK-së, do të marrë të gjitha masat dhe përgatitjet e duhura për pritjen sa më të mirë të presidentit Infantino, aq më parë që kjo vizitë bëhet në prag të fillimit të Kampionatit botëror Katari 2022”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Futbolli i Kosovës ka patur rritje të madhe në vitet e fundit si në ekipet kombëtare, po ashtu edhe te klubet.