Monday, April 29, 2024
HomeLajmeKosovaKosova synon ta përmbyllë me fitore kampanjën për Euro 2024, përballet me...

Kosova synon ta përmbyllë me fitore kampanjën për Euro 2024, përballet me Bjellorusinë në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e fundit në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët kanë dështuar të kualifikohen nga Grupi I, përkundër se synimi ishte të zinin njërin nga dy vendet e para për të shkuar në Kampionatin Evropian.

Në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese, Kosova në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pret Bjellorusinë me fillim nga ora 20:45.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Dardanët kanë grumbulluar 11 pikë, dy më shumë se Bjellorusia që është një pozitë më poshtë.

Të besuarit e trajnerit Primoz Gliha janë në seri të rezultateve pozitive, ku në tre ndeshjet e fundit kanë shtatë pikë, derisa Bjellorusia ka pesë pikë.

Kosova kërkon tre pikët për të shpresuar në pozitën e tretë e cila mbahet nga Izraeli që në duelin e fundit luan përballë Andorrës.

Reklama

Ndërkohë Bjellorusia synon që të shkaktojë befasi në Prishtinë për ta zënë vendin e katërt në tabelë.

E dueli tjetër i këtij Grupi është ai mes Rumanisë dhe Zvicrës që luhet për pozitën e parë në tabelë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments