Friday, May 3, 2024
HomeSportKosova pëson disfatë nga Norvegjia

Kosova pëson disfatë nga Norvegjia

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar disfatë në udhëtim te Norvegjia, në kuadër të kualifikimeve për “Eurobasket 2025”.

 

“Dardanët” zhvilluan paraqitje të mirë, por vendasit morën fitoren në fund me rezultat 86-77 (17-22, 25-11, 27-19, 17-25).

Ndeshja nisi shumë më mirë për Kosovën që e kryen çerekun e parë me epërsi prej pesë pikëve me rezultat 17 – 22. Norvegjia nisi këndelljen në çerekun e dytë duke fituar me rezultat 25-11, derisa i përgjithshmi për këtë pjesë ishte 42-33.

Norvegjia vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në çerekun e tretë duke e mbyllur me avantazh prej tetë pikëve 27 – 19, derisa në të përgjithshmin plotë 17 pikë 69-52.

Kosova dominoi në çerekun e fundit, por nuk ia dolën që të bëjnë përmbysjen. “Dardanët” e mbyllin 10 minutëshin e fundit me tetë pikë përpara 15-25, kurse rezultati përfundimtar rezultoi të jetë 86-77.

Më i dalluari te Kosova ishte Dardan Berisha me 18 pikë, ndjekur nga Erjon Krastrati dhe Muhamedali Janjeva me nga 16 sosh, derisa te Norvegjia me të dalluarit ishin Chris-Eboud Ndow me 19 pikë dhe Karamo Jaëara me 16 sosh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments