Monday, May 13, 2024
HomeSportKosova përfundon garimin në “Balkan U20 Indoor”

Kosova përfundon garimin në “Balkan U20 Indoor”

Federata Atletike e Kosovës me garuesit e saj kanë përfunduar garimin në Kampionatin Ballkanik në salla U20 që u mbajt Beograd.

Edhe pse u zhvillua në shtetin fqinj i cili nuk e njeh pavarsinë e Kosovës, sportistët kosovarë, u përfaqësuan me simbolet e tyre.

Në total gjashtë atletët juniorë morrën pjesë në këtë garë.

Sara Susuri në disiplinën 60m që përfundoi e dymbëdhjeta me rezultat 8.15.

Olti Bytyqi në disiplinën 800m doli i shtati me rezultat 2:00.92.

Ejona Shala garoi në disiplinën 1500m përfundoi e nënta me kohë 5:16.80.

Florentina Restelica në disiplinën 400m ishte e dhjeta me rezultat 1:02.74.

Enis Bytyqi në disiplinën 400m u plasua i nënti me rezultat 51.85.

Granit Ahmeti në disiplinën 400m zuri vendin e njëmbëdhjetë me rezultat 53.03.

Ekipi i Kosovës ishte në përbërje të kryetarit Halil Sylejmani, udhëheqës i ekipit Adrian Mazreku dhe selektorët Bajram Duja dhe Lumbardh Shala.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments