Friday, May 10, 2024
HomeSportKosova nuk shkëlqen, mposht me vështirësi Maltën 2:1

Kosova nuk shkëlqen, mposht me vështirësi Maltën 2:1

Kosova e ka mposhtur Maltën me rezultat 2-1.

 

Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Maltën në miqësore me rezultat 2-1.

Golin e parë të ndeshjes e realizoi Rashica në min 19’, pas një asistimi të Kastratit, ndërsa Dimech realizoi për Maltën në min 45+1’, duke barazuar rezultatin, dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Pas një pjese të dytë me paraqitje të zbehtë, erdhi një moment pozitiv për Kombëtaren tonë.

Golin e fitores për Kosovën e realizoi Rashica në min 84’, pas një gabimi në mbrojtjen e Maltës.

Në fund të ndeshjes Malta ishte afër barazimit, por Visar Bekaj e shpëtoi portën e Kosovës.

Pas këtij takimi, Kosova udhëton në Antalya të Turqisë ku do të luajë me Guinenë dhe Gambinë më 8 respektivisht 11 qershor. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments