Wednesday, May 8, 2024
HomeSportKosova mposhtet nga Belgjika, humb gjasat për kualifikim tutje

Kosova mposhtet nga Belgjika, humb gjasat për kualifikim tutje

Kombëtarja e Kosovës në hendboll nuk ka arritur ta jetësojë ëndrrën për kalim në fazën tjetër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Kosova u mposht në udhëtim ndaj Belgjikës me rezultat 33:29

Dardanët nuk arritën t’i bënin ballë vendasve, duke u mposhtur.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 18:12, me belgët që dominuan. Ndërsa e dyta tregoi disa përmirësime për Kosovën, megjithatë në fund, Belgjika u shkëput sërish në rezultat.

Në pjesën e dytë kthehemi në lojë, afrohemi në një gol, por na mungon qetësia për të barazuar rezultatin.

Para kësaj ndeshjeje, Kosova kishte matematikisht gjasa për kualifikim, pasi i duhej të fitonte ndaj Belgjikës dhe të shpresonte në humbjen e Turqisë nga Greqia.

Kështu, Kosova e mbyll këtë kampanjë me një fitore dhe një barazim dhe katër humbje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments