Friday, April 26, 2024
HomeSportKosova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla

Kosova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla

Kosova A femrat e ka mundur Maltën 70–60, duke fituar medaljen e bronztë.

 

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, më pas Malta krijoi epërsi deri në gjashtë e shtatë pikë, derisa çerekun e parë e fitoi 19 -26.

Vashat Dardane nuk u dorëzuan dhe në periudhën e dytë rikthehen, derisa pjesa e parë përfundon 37-39.

Lojë interesante u zhvillua në periudhën e tretë, ku vashat nga Malta arrijnë epërsi prej 10 pikësh, 40:50 e 42-52, por gjashtë pikë radhazi nga Kosova bënë që epërsia të ngushtohet në 48:52, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Kosova vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e fundit, me një seri shumë të mirë, ku kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 70-60, sa përfundoi ndeshja.

Te Kosova u dalluan Era Shatri me 17 pikë e 15 kërcime, Saranda Daci me 14 pikë e 13 kërcime dhe Alexis Tolefree me 16 pikë.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Kosovën në këtë Evropian, që ishte i suksesshëm duke marrë parasysh se ishte hera e parë që garon në arenën ndërkombëtare në konkurrencën e femrave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments