Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosova e nis mbarë, fiton pastër ndaj Qipros

Kosova e nis mbarë, fiton pastër ndaj Qipros

Kosova e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” kanë shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Qipros.

Kosova zhvilloi një pjesë të dytë fenomenale, duke i siguruar pikët e plota dhe një nismë të mbarë të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, madje me rastet që i takuan vendasve, kurse Kosova zhvilloi futboll të dobët gjatë 45 minutave të parë.

Ishte minuta e 65-të kur Valon Berisha realizoi një gol të bukur nga distanca, i asistuar nga Muriqi, kurse ndihmë të madhe dha pa dyshim edhe Edon Zhegrova.

Në minutën e 75-të, ishte vet Edon Zhegrova që e mbylli vet aksionin me gol të bukur.

 

Me këtë fitore, Kosova prin momentalisht në grupin 2 në Ligën C, aty ku gjenden edhe Irlanda Veriore dhe Greqia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments