Friday, May 3, 2024
HomeLajmeKosova“Kosova do të përfitojë 4.2 miliardë euro nga programi “Tregu i Përbashkët”...

“Kosova do të përfitojë 4.2 miliardë euro nga programi “Tregu i Përbashkët” i BE-së”, thotë Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se Kosova do të përfitojë 4.2 miliardë euro nga programi i Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët”, duke u bërë kështu njëra ndër vendet e para që bëhet pjesë e kësaj skeme.

Hajdari bëri të ditur se marrëveshja mes Kosovës dhe këtij programi është nënshkruar më 11 maj, në ambientet e Komisionit Evropian në Bruksel, bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (DG GROË), Kerstin Jorna.

“Përfshirja e Republikës së Kosovës në Programin “Tregu i Përbashkët”, për periudhën kohore 2021 2027, është një hap shumë i rëndësishëm drejt procesit të integrimit të Kosovës në BE. Programi në fjalë është njëri ndër programet më të mëdha mbështetëse që posedon Bashkimi Evropian dhe si i tillë synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar”, tha Hajdari në një konferencë për media.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments