Monday, April 29, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca për vrasjen në Pejë: Koha e fundit që të ndodhë konsolidimi...

Konjufca për vrasjen në Pejë: Koha e fundit që të ndodhë konsolidimi i mekanizmave të drejtësisë

Me një minutë heshtje për vrasjen e sotme të një gruaje tjetër në Pejë, ka nisë dita e dytë e Forumit për Gruan, Paqen dhe Sigurinë.

“Konsolidimi i të gjithë mekanizmave të drejtësisë dhe gjyqësisë është koha e fundit të ndodhë, sepse gra e vajza po vriten vazhdimisht”,  tha kryekuvendari, Glauk Konjufca, në hapje të ditës së dytë të këtij forumi.

“Dhuna e ushtruar ndaj tyre është kryesisht prej personave që edhe më herët kanë pasur raste penale, raste të shkeljeve të rënda dhe Sistemi i drejtësisë me shumë lehtësi i liron ata dhe pastaj kjo është parapërgatitje edhe për raste më të rënda siç ishin rastet e dy vrasjeve këtë jave në Kosovë”, tha Konjufca./RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments