Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaKonfiskohen mbi 200 kilogramë mish dhe arrestohet një person në Fushë Kosovë

Konfiskohen mbi 200 kilogramë mish dhe arrestohet një person në Fushë Kosovë

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar nën dyshimin se ka vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor.

 

Konkretisht,  i dyshuari është arrestuar në një qebaptore, teksa mbi të rëndon akuza se ka shitur produkte të mishit të pakontrolluara.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën Hajrulla Zymi, në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal (qebaptore), po shiten produkte të mishit, që dyshohet se janë të pa kontrolluara”, thuhet në njoftim.

Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës dhe inspektorët e Agjensisë së Veterinës dhe Ushqimit (AUV), menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në lokalin e cekur kanë gjetë një sasi të mishit (rreth 120 kg), pa dokumentet e nevojshme të kontrollit nga personi kompetent apo enti i autorizuar, pa dokumente të prejardhjes dhe pa datën e prodhimit apo të skadimit të afatit.

“Gjithashtu, në oborrin e shtëpisë së personit të dyshuar,, në Lagjen Emshir, në Prishtinë, në një depo, nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, është gjetur një sasi rreth 50 kg mish, pa dokument të prejardhjes, apo datën e skadimit, i cili ishte vendosur në një kuti plasitke dhe njësasi tjetër e mishit në një frizz”, thuhet tutje aty.

Lokali është mbyllur, ndërkohë që mishi dhe nënproduktet e mishit të gjetura në dy lokacionet , mbi 200 kg, nga inspektorët e AUV-it janë bllombuar, deri në krijimin e kushteve per asgjesim.

“Lidhur me këtë rast, Prodhim dhe vënje në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor, është arrestuar një person i dyshuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga intern
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments