Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeKosovaKonfiskimi i 30 kg marihuanë, Sveçla: Kosova do të jetë zonë e...

Konfiskimi i 30 kg marihuanë, Sveçla: Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas konfiskimit të rreth 30 kilogramëve substancë narkotike e llojit marihuanë, në pikën kufitare Vërmicë.

Ai tha se lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar.

Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale“, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”.

Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments