Friday, March 29, 2024
HomeSportKonfirmohet nga Haxhi Krasniqi, ky do të jetë kundërshtari i tij për...

Konfirmohet nga Haxhi Krasniqi, ky do të jetë kundërshtari i tij për meçin e muajit të ardhshëm

Haxhi Krasniqi do të rikthehet më në fund në ringun e boksit.

Boksieri kosovar do të jetë pjesë e natës së madhe të boksit “Hazrolli Boxing Gala”, që do të mbahet më 25 shkurt në “Audi Dome Munich”

Krasniqi ka njoftuar se do të përballet me boksierin belg, Timur Nikarkhoev.

“Miq të dashur, jam shumë i lumtur të ju informoj, se më datën 25 Shkurt 2023 do të rikthehem në ring në arenën madhështore “AUDI DOME” të qytetit gjerman Mynih. Kundërshtari im do të jetë numri 1 i Belgjikës, Timur Nikarkhoev”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

35-vjeçari gjithashtu bëri të ditur se më 25 shkurt do të dalin në ring edhe boksierët tjerë shqiptarë; James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj. /Gazeta Express/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments