Lega Serie A i ka publikuar datat dhe kohën zyrtare për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Italisë.

Duele, si Inter-Roma, Milan-Lazio, Atalanta-Fiorentina dhe Juventus-Sassuolo, janë caktuar për këtë fazë të Coppa Italia.

Përballja e parë do të zhvillohet ndërmjet Nerazzurrëve dhe Giallorossëve në Giuseppe Meazza më 8 shkurt me fillim në ora 21:00.

Çerekfinalja tjetër është caktuar ndërmjet Rossonerëve dhe Lazios më 9 shkurt me fillim në ora 21:00.

Atalanta luan ndaj Fiorentinas më 10 shkurt nga ora 18:00, derisa Juventusi është nikoqir i Sassuolos të njëjtën ditë, tre orë më vonë (nga ora 21:00).

https://twitter.com/SerieA/status/1485680646165082118?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1485680646165082118%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkonfirmohen-datat-dhe-koha-e-ndeshjeve-cerekfinale-te-kupes-se-italise%2F