Thursday, March 28, 2024
HomeUncategorizedKomuna e Prishtinës prezanton konceptin për vendkalime të sigurta (Foto)

Komuna e Prishtinës prezanton konceptin për vendkalime të sigurta (Foto)

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka prezantuar sonte konceptin e ri për vendkalime të sigurta në kryeqytet, raporton IndeksOnline.

“Rruga “Dëshmorët e Kombit” ka korsi në dy drejtime të kundërta. Edhe pse me vendkalime me semafor në cep, prapë mesi shfrytëzohet shpejtë e shpejtë. Sipas standardeve të sigurisë, vendkalimet në rrugë të tilla duhet të trajtohen ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar”, ka njoftuar ajo.

Postimi i plotë i Sahatçiut:

Po e prezantojmë për herë të parë konceptin “staggered crossing” për vendkalime të sigurta 🤩

Rruga “Dëshmorët e Kombit” ka korsi në dy drejtime të kundërta. Edhe pse me vendkalime me semafor në cep, prapë mesi shfrytëzohet shpejtë e shpejtë. Sipas standardeve të sigurisë, vendkalimet në rrugë të tilla duhet të trajtohen ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar.

Iliriku me kolegët e tij të mobilitetit dhe NPB kanë bërë matjet e përgatitjet e para. Koncepti “staggered crossing” është specifik për vendkalime në këto raste.

Pak nga pak, çdo vendkalim më i sigurtë. 🚧🚦

Krenare me ekipin!

 

PROMOTED CONTEN
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments