Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaKomisioni për legjislacion shqyrton sot Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe...

Komisioni për legjislacion shqyrton sot Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban sot mbledhje, ndërsa do të shqyrtohet në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Mbledhja e Komisionit mbahet në orën 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Shqyrtimi në Parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme;

Shqyrtimi në Parim i Projektligjit nr. 08/L-108 për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave;

Shpallja e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës;

Të ndryshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments