Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaKomandanti i KFOR-it: FSK-ja duhet të autorizohet para se të shkojë në...

Komandanti i KFOR-it: FSK-ja duhet të autorizohet para se të shkojë në veri

Komandanti i ri i KFOR-it, general major Ferenc Kajari, ka deklaruar se Kosova nuk mund t’i vendos trupat e Forcës së Sigurisë të Kosovës në veri të vendit pa një miratim paraprak.

 

Kajari tha se KFOR-i po vazhdon të kryejë detyrat që rrjedhin nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës mund të shkojë në veri të vendit lirshëm si në çdo pjesë të territorit të Kosovës, por e njëjta nuk vlen për forcat e FSK-së.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas një marrëveshje të mëparshme, duhet të autorizohet nga komandanti i KFOR-it para çdo dislokimi në veri të Kosovës. Policia e Kosovës mund të lëvizë lirshëm në mbarë Kosovën. NATO-ja pret që institucionet vendase të vazhdojnë t’u përmbahen marrëveshjeve. Në javët e para jam takuar me krerët e institucioneve në Kosovë, të cilët më kanë siguruar se para çdo veprimi, do të ketë koordinim të duhur me Kosovën dhe vendosja e FSK-së në veri të Kosovës do të vazhdojë të bazohet në njoftimin dhe miratimin paraprak nga komandanti i KFOR-it”, tha ai për “Kosovo Online”.

Lidhur me deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se institucionet e Kosovës mund të ndërmarrin tjetër aksion në veri të vendit, Kajari tha se nuk dëshiron të spekulojë.

Gjenerali hungarez foli gjithashtu për patrullimet e përbashkëta me ushtrinë serbe.

Ai ka thënë se kanë bashkëpunim të gjatë dhe të shkëlqyer me ushtrinë e Serbisë në të gjitha nivelet e përgjegjësisë, ndërsa ka thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë ashtu siç do të vazhdojë bashkëpunimi me organizatat e sigurisë së Kosovës, për të garantuar siguri në mbarë Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments