Wednesday, April 17, 2024
HomeLajmeKosovaKojufca: Zemrat tona qetësohen dhe të rënët tanë prehen, vetëm atëherë kur...

Kojufca: Zemrat tona qetësohen dhe të rënët tanë prehen, vetëm atëherë kur drejtësia vihet në vend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka nderuar të rënët dhe të vrarët nga forcat ushtarake e policore serbe në Nabërgjan të Pejës.

Nga atje Konjufca ka thënë se kërkimi i drejtësisë është çështje me prioritete e institucioneve të shtetit.

Sot, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, bëri homazhe në Nabërqjan të Pejës, për të nderuar jetën dhe veprën e të rënëve të këtij lokaliteti, të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe.

“Zemrat tona qetësohen dhe të rënët tanë prehen, vetëm atëherë kur drejtësia vihet në vend”, theksoi kryekuvendari Konjufca, pas dëgjimit të rrëfimeve nga të afërmit e të rënëve nga Nabërgjani i Pejës.​

Njoftimi i plotë:

Pasi vendosi lule në kompleksin memorial të të rënëve të Nabërgjanit, ai iu drejtua familjarëve të tyre, duke iu thënë se shteti ynë nuk do të ishte ndërtuar pa kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë.

Duke kujtuar ngjarje dhe momente të ndërhyrjes së NATO-s për të parandaluar gjenocidin e forcave serbe në Kosovë, Konjufca tha se aktet gjenocidale të Sebisë janë të pafalshme dhe se drejtësia do të kërkohet deri në fund.

Ndër të tjera, i pari i Kuvendit theksoi se kërkimi i vazhdueshëm i drejtësisë është çështje prioritare e institucioneve të shtetit dhe se çdo hap i bërë në këtë drejtim është përmbushje e amanetit të të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi.

Po ashtu, kryekuvendari Konjufca theksoi se dëshmorët dhe martirët e shtetit tonë janë themeli i lirisë që e gëzojmë sot, andaj memoria kolektive për historinë e dhimbshme në të cilën ka kaluar Kosova, duhet të ruhet dhe të mbrohet fuqishëm.

“Zemrat tona qetësohen dhe të rënët tanë prehen, vetëm atëherë kur drejtësia vihet në vend”, theksoi kryekuvendari Konjufca, pas dëgjimit të rrëfimeve nga të afërmit e të rënëve nga Nabërgjani i Pejës.​

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments