Thursday, April 15, 2021
HomeLajmeKosovaKllokoqi tregon çfarë ndodhi në takim me Arben Vitinë

Kllokoqi tregon çfarë ndodhi në takim me Arben Vitinë

Kryetari i Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka treguar detaje nga takimi që u mbajt dje me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ku u vendos për mbyllje të gastonomisë deri më 18 prill.

Kllokoqi në Pressing të T7 tha se i kundërshtuan masat, mirëpo sipas tij ministri nuk i kishte ftuar për tu konsultuar por vetëm për t’i lajmëruar për masat e reja.

“Pasi që dola nga takimi kundërshtova dhe u thashë që herave të tjera na ftoni me u konsultu, jo me na informu. Në takim, ministri Vitia tregoi që virusi britanik është shumë i përhapur, raste ka shumë. Kishte marrë statistika”, tha Kllokoqi.

Tutje ai shtoi se nga Ministria e Financave nuk kishin ndonjë plan konkret por vetëm premtime.

“Ne kërkonim hulumtim nëse përnjëmend gastronimia po ndikon në rritjen e rasteve. Ne i kundërshtuam masat. Hekuran Murati tha se do t’i subvencionojmë gjysmën e pagave dhe do t’i mbulojmë qiratë për 50 përqind. Nuk ishin të përgatitur sa i përket çështjes financiare, nuk kishte diçka konkrete”, tha Kllokoqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments