Sunday, April 28, 2024
HomeSportKlitschko jep mendimin e tij për epilogun e ndeshjes, Ukraina – Anglia

Klitschko jep mendimin e tij për epilogun e ndeshjes, Ukraina – Anglia

Vladimir Klitschko ka postuar një mesazh përkrahës për Ukrainën.

 

Ukraina dhe Anglia do të përballen në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”.

Boksieri ukrainas, Vladimir Klitschko shfrytëzoi rrjetin e tij social, Twitter për të dhënë mbështetjen e tij për Kombëtaren e Ukrainës, por që në fund iu uroi fat të dyja skuadrave.

“Çkemi njerëz, njerëzit më pyesin nonstop çfarë mendoj për ndeshjen e sotme ndërmjet Ukrainës dhe Anglisë”, tha ai.

“Nuk do ta humbja këtë ndeshje për asgjë, nëse diçka do të duhej të humbte, do të duhej të ishte goli i Anglisë ndaj Ukrainës”, shtoi ai me shaka.

“Le ta shikojmë dhe t’i respektojmë të dyja shtetet dhe të argëtohemi, uroj fat të dyja skuadrave dhe veçanërisht asaj me fanellat verdh e kaltër, faleminderit tifozë sepse ju i bëni këto ngjarje të veçanta”, përfundoi Klitschko.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments