Saturday, May 4, 2024
HomeTop LajmetKlinaku i OVL-së thotë se Gërvalla e ka vendin “në plehun e...

Klinaku i OVL-së thotë se Gërvalla e ka vendin “në plehun e historisë”

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në në urimin e saj për Ditën e Çlirimit.

Sipas Klinakut, Gërvalla e ka vendin “në plehun e historisë”.

“Nëse nuk je për UÇK-në, është e vetëkuptueshme se je kundër saj.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë historinë, e ata që ishin dhe janë kundër saj, do ta kenë vendin në plehun e historisë”, shkroi ai në Facebook.

“Janë nderuar e nderohen antivlerat dhe janë mohuar e mohohen vlerat, sepse UÇK dhe pjesëtarët e saj kanë sfida në Kosovën Ahtisaariane, por e kaluara na ka mësuar se pa marrë parasysh sfidat, vlerat do të triumfojnë”, ka shtuar Klinaku.

Gërvalla të dielën e ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës. E ka përmendur NATO-n dhe ushtarët e KFOR-it për kontributin, por jo edhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo gjë nxiti shpejt reagime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments