Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosovaKirurgu i njohur oral, Hasan Salihu vdiq si pasojë e COVID-19

Kirurgu i njohur oral, Hasan Salihu vdiq si pasojë e COVID-19

Sot në moshën 57-vjeçare ka vdekur kirurgu i njohur oral, Hasan Salih Salihu.

Kirurgu i njohur oral, Hasan Salihu ka vdekur sot si pasojë e virusit COVID-19.

Lajmin për vdekjen e tij nga virusi COVID-19 e kanë konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Kryetari i kësaj Ode, Pleurat Sejdiu ka thënë se Salihu ishte i infektuar me COVID-19 i cili ishte edhe shkaktari i vdekjes së tij.

Ndërsa, kanë thënë se nuk kanë pasur informacione nëse ai ka pasur ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese.

Për Salihun sot ka shkruajtur edhe doktoresha nga Klinika Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë, Albulena Gashi.

Ajo ka thënë se vdekja e tij është humbje e madhe për gjithë vendin.

“Zoti njerëzit e mirë i do më shumë se ne, prandaj i merr ata më herët pranë vetes. Sot na  la njeriu më i mirë, më punëtorë dhe më human që e kam njohur, kirurgu oral Dr.Hasan Salihu. Një humbje e madhe për gjithë vendin. Zoti e shpërbleftë me xhenet, e fytyra e tij shndritë në parajsë, siç ka shndritur gjithmonë. Do të kujtojmë gjithmonë”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Facebook.

Ndërsa, Salihun e ka kujtuar edhe mjeku dhe ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili.

“Një lajm i trishtë për ne sot! Dr. Hasani na la!  Pse o shoku im na le kaq herët”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Hasan Salihu, ka lindur më 18 dhjetor të vitit 1964 në Carralevë të Shtimes.

Në vitin 1983 ai kishte filluar studimet për Stomatologji në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2008 kishte filluar specializimin dhe punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërsa, në vitin 2010 ai ishte zgjedhur kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega në Shtime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments