Thursday, April 25, 2024
HomeBotaKina aprovon vaksinën e saj “Sinovac” për përdorim te fëmijët

Kina aprovon vaksinën e saj “Sinovac” për përdorim te fëmijët

Kina ka aprovuar vaksinën e saj “Sinovac” kundër COVID-19 për përdorim tek fëmijët mes tre deri 17 vjeç, bëri të ditur kryetari i kompanisë, Yin Weidong.

 

Që nga nisja e vaksinimit masiv kundër COVID-19, Kina deri tani ka administruar 723.5 milionë doza të vaksinave, shkruan Reuters.

Kur vaksina e Sinovac do t’ju ofrohet grupeve më të reja varet nga autoritetet shëndetësore që formulojnë strategjitë e vaksinimit në Kinës, tha Weidong.

Weidong tha se të miturit kanë përparësi më të ulët për vaksinimin kundër koronavirusit krahasuar me të moshuarit, të cilët përballen me rrezik më të lartë të simptomave të rënda pas infektimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments