Friday, April 19, 2024
HomeSportKëto janë fanellat që do të veshin Anglia dhe Italia në finalen...

Këto janë fanellat që do të veshin Anglia dhe Italia në finalen e EURO 2020

Italia do të vesh fanellën e kaltër në finale të EURO 2020, derisa Anglia do të jetë me fanella të bardha. Të dy skuadrat do të gjunjëzohen kundër racizmit para se ndeshja të fillojë

Është edhe zyrtare. Italia pritet që në finale të EURO 2020 të paraqitet me fanellën e saj të kaltër derisa pantallonat e shkurtër do të jenë të bardha. Kurse Tre Luanët do të kenë të veshura të bardha, pavarësisht se i është thënë që ata të vishen me fanella të kuqe, me të cilat kishin fituar Botërorin më 1966.

Ndoshta kjo për shkak të tifozëve supersticioz të cilët kanë bërë thirrje që kjo mos të ndodhë, për shkak se Italia i ka mposhtur të gjitha skuadrat me fanella të kuqe tradicionale në EURO 2020. Ata kanë mundur Turqinë, Zvicrën, Wales, Austrinë, Belgjikën dhe Spanjën. Të gjitha këto Kombëtare kanë ngjyrë të kuqe.

Portieri Gianluigi Donnarumma do të ketë të veshura fanella ngjyrë të verdhë kurse Jordan Pickford ngjyrë të gjelbër. Anglia është gjunjëzuar në çdo ndeshje si shenjë kjo e antiracizmit dhe Italia ka konfirmuar se edhe ata do të solidarizohen me këtë nëse e kërkon skuadra kundërshtare. Kjo kërkesë bëhet të gjyqtari, kështu që të dyja skuadrat do të gjunjëzohen para se të fillojë ndeshja.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments