Wednesday, April 24, 2024
HomeSportKëta janë 3 lojtarët më të mirë në botë sipas Erling Haalandit

Këta janë 3 lojtarët më të mirë në botë sipas Erling Haalandit

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, i ka lartësuar Robert Lewandowskin, Karim Benzeman dhe Lionel Messin si tre lojtarët më të mirë në botë në vitin e fundit.

Sulmuesi i Bayern Munich Lewandowski u zgjodh Lojtari më i Mirë i FIFA-s 2021 në fillim të këtij luaji, pak muaj pasi u mposht nga superylli i Paris Saint-Germain Messi në garë për Topin e Artë 2021.

Lewandowski e mori çmimin e më të mirit të FIFA-s për vitin e dytë radhazi, pasi i shënoi hic më pak se 69 gola dhe e theu rekordin e Gerd Mullerit për më së shumti gola në Bundesligë brenda një viti kalendarit, 43.

Argjentinasi Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde, pasi i ndihmoi vendit të vetë ta fitojë Kupën e Amerikës 2021 dhe i shënoi 40 gola më 2021.

Edhe Benzema e gëzoi një vit shumë të mirë, duke i shënuar 30 gola për Real Madridin. Ndërsa këtë sezon, sulmuesi francez i ka shënuar 28 gola deri tani.

I pyetur se kush janë tre lojtarët më të mirë në vitin e fundit, Haaland tha: “Kjo është pyetje e mirë. Mendoj se duhet të thuash se Lewandowski është numër një”.

“Pastaj, për mua, është Benzema, i cili po ashtu ka qenë i mahnitshëm, por edhe Messi është i shkëlqyer. Prandaj Benzema dhe Messi i ndajnë vendet dy dhe tre”, shtoi ai.

Edhe vetë Haaland është ndër më të mirët në planet, pasi i ka shënuar 80 gola në 79 paraqitje për Dortmundit në karrierë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments