Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaKëshilltari i Presidentes tregon se për çfarë do të flasë Osmani në...

Këshilltari i Presidentes tregon se për çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit

Blerim Vela, këshilltari i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se për çfarë do të flasë Osmani në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot pasdite.

Vela përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë takim Presidentja Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së re të Kosovës që do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë.

“Sot, @UN Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi raportin e Kosovës të Sekretarit të Përgjithshëm  @antonioguterres. Presidentja Vjosa Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës sonë të re dhe do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë”, shkroi Vela.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbi situatën në Kosovë, që i referohet periudhës nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Kosova do të përfaqësohet në këtë takim nga presidentja Vjosa Osmani e cila udhëtoi të mërkurën për New York, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq.

Këshilli i Sigurimit të OKB –së për Kosovën u mblodh për herë të fundit në prill të këtij viti online, për shkak të pandemisë së COVID-19.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments