Friday, May 3, 2024
HomeLajmeKosovaKEK-u jep detaje për shpërthimin e zjarrit në afërsi të Termocentralit Kosova...

KEK-u jep detaje për shpërthimin e zjarrit në afërsi të Termocentralit Kosova B

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin në afërsi të Termocentralit Kosova B.

Sipas KEK-ut zjarri ka shpërthyer në një deponi të hedhurinave ri-cikluese.

Më tutje në njoftim bëhet e ditur se zjarri është shuar nga zjarrfikësit e KEK-ut.

“Zjarrëfikësit e KEK-ut shuajnë zjarrin në një deponi në Obiliq. Korporata Energjetike e Kosovës, sot rreth orës 11:53, ka pranuar informatën se në një deponi  të hedhurinave ri-cikluese e cila ndodhet në afërsi të Termocentralit Kosova-B, ka ndodh një shpërthim zjarri. Lidhur me këtë ngjarje, ekipi i zjarrë fikjes dhe shpëtimit duke respektuar standardin e intervenimit S 1+2,  menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe me te arritur kanë filluar aktivitetin e shuarjes se zjarrit, me ç’ rast zjarri është lokalizuar në kohë optimale. Më pas është dërguar edhe një kamion furnizues dhe zjarri është shuar në tersi”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments