Friday, May 10, 2024
HomeLajmeKosovaKaq pagë do të marrin Presidentja, Kryeparlementari dhe Kryeministri në vitin 2024

Kaq pagë do të marrin Presidentja, Kryeparlementari dhe Kryeministri në vitin 2024

Me rritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 110 euro për vitin 2024, presidentja e Kosovës do të paguhet 1 mijë e 980 euro, pra 90 euro më shumë sesa është paguar gjatë këtij viti.

Nga janari, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit do të marrin nga 1 mijë e 870 euro, apo 85 euro më shumë sesa marrin tash.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të paguhet 1 mijë e 925 euro në muaj, 88 euro më shumë se aktualisht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ku është shqyrtuar Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024, ka thënë se koeficienti i pagave do të jetë 110 euro.

Sipas Kurtit, buxheti për vitin 2024 do të jetë 3.3 miliardë euro.

“Për sektorin publik, kemi thënë qysh në fillim të këtij viti se koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro dhe këtë po e realizojmë, pra po i rrisim pagat në sektorin publik ashtu siç kemi thënë. Të gjitha përllogaritjet e buxhetit tek kategoria e pagave janë duke marrë për bazë edhe rritjen e koeficientit dhe gjithsej buxheti për paga parashihet të jetë 805 milionë euro apo rreth 30% më lartë se buxheti para pesë viteve”, ka deklaruar Kurti.

Nga 105 euro sa është tani, koeficienti i pagave në sektorin publik për vitin 2024 do të jetë 110 euro.

Kështu ka thënë dje kryeministri Albin Kurti, pasi është miratuar buxheti për vitin e ardhshëm i cili do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro,

“Për sektorin publik, kemi thënë qysh në fillim të këtij viti se koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro, dhe këtë po e realizojmë. Pra, po i rrisim pagat në sektorin publik ashtu siç kemi thënë. Të gjitha përllogaritjet e buxhetit te kategoria e pagave janë duke marrë për bazë edhe rritjen e koeficientit. Dhe, gjithsej buxheti për paga parashihet që të jetë 805 milionë euro, apo rreth 30% më lartë sesa buxheti para 5 viteve”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments