Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeKosovaKapen mbi 2 mijë kg cigare dhe duhan i grirë i kontrabanduar

Kapen mbi 2 mijë kg cigare dhe duhan i grirë i kontrabanduar

Dogana e Kosovës sot ka organizuar një aksion ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e cigareve dhe duhanit të grirë të kontrabanduar.

 

Njësit e Doganës sot në Mitrovicën veriore kanë kryer një kontroll në një depo të dyshuar për mallra të kontrabanduara. Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të këtyre dy produkteve të cilat dyshohet se janë futur të kontrabanduara.

Njësitet antikontrbandë kanë bërë konfiskimin e duhanit dhe cigareve derisa sipas urdhrit të Prokurorisë themelore në Mitrovice dhe nën udhëheqjen e tyre është duke u intervistuar pronari. Sasia e konfiskuar sot është 2100 kilogramë cigare dhe 200 kilogramë duhan i grirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments