Friday, May 3, 2024
HomeSportKane: E dimë që Danimarka është skuadër e mrekullueshme, u ndeshëm me...

Kane: E dimë që Danimarka është skuadër e mrekullueshme, u ndeshëm me ta vitin e shkuar

Harry Kane ka folur para ndeshjes me Danimarkën.

 

Anglia dhe Danimarka do të përballen sot në kuadër të gjysmëfinales së “Euro 2020” në stadiumin “Wembley”.

Për anglezët, kjo do të jetë një mundësi e veçantë për të kaluar në finale dhe për këtë edhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane është i vetëdijshëm.

Megjithatë, Kane është shprehur se Danimarka meriton respekt sepse është një skuadër fantastike, ku në duelet e mëparshme i ka bërë probleme Anglisë.

“Danimarka është skuadër fantastike, ne luajtëm kundër tyre në Ligën e Kombeve gjatë vitit të kaluar dhe nuk fituam asnjë ndeshje, një barazim dhe një humbje”, tha ai.

“Për këtë ne duhet të fokusohemi tek vetja, është një gjysmëfinale në stadiumin tonë Kombëtar dhe duhet t’i shfrytëzojmë ato aspekte pozitive”, tha Kane.

“Ne e dimë që nëse luajmë në mënyrën tonë, atëherë do të kemi një mundësi të mirë për të avancuar në finale, do të jetë e mahnitshme”, përfundoi Harry Kane.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments