Wednesday, May 8, 2024
HomeTop LajmetKadri Veseli kthehet në Kosovë, ndodhet në Mitrovicë

Kadri Veseli kthehet në Kosovë, ndodhet në Mitrovicë

Ish-kryeparlamentari dhe ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ndodhet në Kosovë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të babait të tij. Veseli është lejuar nga Dhomat e Specializuara të zhvillojë vizitën nën monitorimin e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Informacionin për vizitën e Veselit e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësja e Speciales tha se për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë vizitën e Veselit në Kosovë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Express.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments