Thursday, March 28, 2024
HomeTop LajmetKadri Veseli do të qëndrojë tri ditë në Kosovë

Kadri Veseli do të qëndrojë tri ditë në Kosovë

Ish-kryeparlamentari dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është duke qëndruar në Kosovë.

Veseli erdhi dje nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte, pasi gjendja shëndetësore e babait të tij është e rëndë.

“Reporteri.net” mëson se ish-kryetari i PDK-së do të qëndrojë për tri ditë në Kosovë.

Pas tri ditësh, Veseli do të rikthehet përsëri në Hagë.

EULEX dhe Policia e Kosovës janë duke i asistuar zyrtarët e Dhomave të Gjykatës Speciale të cilët po e shoqërojnë Veselin.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara ka konfirmuar për Reporterin se Veseli është liruar për arsye familjare, por ka thënë se ai mbetet në paraburgim.

“Për arsye personale Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka udhëzuar zyrën e regjistrimit të menaxhojë një vizitë kujdestare për [Kadri Veselin] në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuar në këtë vizitë”, ka deklaruar Griep.

Ndryshe, gjendja shëndetësore e babait të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, është e rëndë, kanë bërë të ditur nga Spitali i Mitrovicës.Ai po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments