Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaJusuf Thaçi: SBASHK’u duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale nëse vazhdon ta...

Jusuf Thaçi: SBASHK’u duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale nëse vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësuesve

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar ndaj SBASHK’ut që po kundërshton testimin e mësimdhënësve. Thaçi thotë se nëse do të vazhdojë qasja e tillë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë atëher ajo duhet shpallur organizatë kriminale.

Thaçi qysh më 2016 nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook kishte kërkuar testimin e mësimdhënësve.

“Nëse SBASHK-u ende vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësimdhënësve, atëherë (siç e kam thënë edhe më 2016) kjo organizatë duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale”, shkruan Thaçi në Facebook.

Kryetari i SBASHK Rrahman Jasharaj ripërsëriti sot se testimi i mësimdhënësve nuk do të lejohet të bëhet.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments