Friday, April 26, 2024
HomeBotaJohnson viziton kishën ku u ther për vdekje deputeti i partisë së...

Johnson viziton kishën ku u ther për vdekje deputeti i partisë së tij

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, të shtunën dërgoi lule në kishën ku një ditë më parë u ther për vdekje deputeti i partisë së tij, David Amess. Policia dyshon se sulmi ishte terrorist.

Sulmi fatal ndaj deputetit të Partisë Konservatore në pushtet ndodhi rreth pesë vite pas vrasjes së zonjës Jo Cox, që në atë kohë ishte deputete e Partisë Laburiste, që tash është në opozitë, dhe ka nxitur rishikim të masave të sigurisë për politikanët e zgjedhur nga populli.

Amess, 69-vjeçar, u ther me thikë disa herë rreth mesditës së të premtes në lindje të Londrës. Policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes një burrë 25-vjeçar, i besohet se ka prejardhje somaleze.

Përmes një deklarate të publikuar të shtunën në mëngjes, policia britanike tha se hetimet fillestare tregojnë për një motiv të mundshmë të lidhur me ekstremizmin islamik.

 

 

Përpos kryeministrit, lule në shenjë nderimi për deputetin e vrarë lanë edhe sekretarja e Punëve të Brendshme, Priti Patel, dhe kryetari i Partisë Laburiste në opozitë, Keir Starmer. Kryeministri Johnson dhe opozitari Starmer mbajtën një moment nderimi në heshtje pranë njëri-tjetrit.

Johnson tha se Britani ka humbur një shërbyes të shkëlqyeshëm publik dhe një mik e koleg shumë të dashur. Politikanët e cilësuan sulmin ndaj deputetit si sulm ndaj demokracisë, ndërsa sekretarja Patel tha se do të shtohen masat e sigurisë për deputetët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments