Thursday, March 28, 2024
HomeTeknologjiJo vetëm filma dhe seriale, Netflix do të sjellë një tjetër formë...

Jo vetëm filma dhe seriale, Netflix do të sjellë një tjetër formë argëtimi

Bloomberg thotë se kompania nuk do të bëjë një platformë të veçantë për lojërat e saj të ardhshme, por në vend të kësaj do t’i bëjë ato të disponueshme krahas shfaqjeve dhe filmave të saj në kategorinë e tyre.

 

Netflix nuk do të jetë një platformë vetëm me filma dhe seriale, por do t’ju ofrojë edhe video-lojëra.

Sipas Bloomberg, kompania ka punësuar Mike Verdu, një ish ekzekutues i Oculus dhe EA, si nënkryetar i zhvillimit të lojërave.

Kompania thuhet se do të ndërtojë ekipin e saj të lojrave në muajt e ardhshëm për të qenë në gjendje të fillojë të ofrojë lojëra për transmetim brenda vitit të ardhshëm.

Bloomberg thotë se kompania nuk do të bëjë një platformë të veçantë për lojërat e saj të ardhshme, por në vend të kësaj do t’i bëjë ato të disponueshme krahas shfaqjeve dhe filmave të saj në kategorinë e tyre.

Gjithashtu, gjigandi i transmetimit thuhet se nuk ka plane për një tarifë shtesë për qasjen në lojëra, megjithëse është e paqartë nëse përmbajtja shtesë do të çojë në një rritje të çmimeve në të ardhmen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments