Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeJo veç pensionistët, Lista Serbe fton edhe qytetarët e tjerë të protestojnë...

Jo veç pensionistët, Lista Serbe fton edhe qytetarët e tjerë të protestojnë për çështjen e dinarit

Lista Serbe ka ftuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti që sot në mesditë të protestojnë në Mitrovicë të Veriut.

Ky organizim i tyre kundërshton vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e valutës së dinarit si mjet pagese.

“Lista Serbe mbështet protestat në Mitrovicë të Veriut, të paralajmëruara nga shoqata e pensionistëve dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën më datën 12 shkurt nga ora 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të ‘regjimit në Prishtinë’ për të ndaluar dinarin dhe pagesat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Protesta thirret po ashtu për kundërshtimin e siç thuhet “militarizimit të veriut”.

Në katër komunat veriore të Kosovës, me shumicë serbe, janë parë të dielën disa grafite të reja me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar të dielën komunitetit serb në Kosovë, duke i thënë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) nuk ia ndalon Serbisë që t’iu ndihmojë atyre dhe Kosova nuk e ka ndaluar dinarin, ashtu sikurse asnjë valutë tjetër.

Ai i është referuar rregullores së BQK-së – që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt – e cila parasheh që valuta e vetme për kryerje të transaksioneve me para të gatshme është euroja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments