Wednesday, May 15, 2024
HomeLajmeKosovaJasharaj i përgjigjet Nagavcit për testimin e mësimdhënësve: Nënçmim dhe ofendim ndaj...

Jasharaj i përgjigjet Nagavcit për testimin e mësimdhënësve: Nënçmim dhe ofendim ndaj tyre

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj sonte përmes një lidhje direkte në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me paralajmërimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për testimin e mësimdhënësve.

Ai ka thënë se si sindikatë do të reagojnë dhe do t’a kundërshtojnë një gjë të tillë.

Jasharaj u shpreh se një gjë e tillë do të ishte nënçmim dhe ofendim ndaj tyre, përcjell Klankosova.tv.

“Ne do të reagojmë  dhe do ta kundërshtojmë sepse do të ishte nënçmim dhe ofendim për njohuritë që këta njerëz i kanë marrë duke kryer fakultete, Mastere, e duke u përgatitur për sektorin e arsimit”.

“Ne kemi instituar dhe insistojmë që të bëhet vlerësimi i punës së mësimdhënësve, duke dërguar inspektorët profesional”, është shprehur ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments