Thursday, March 28, 2024
HomeBotaIzrael: Vaksina Pfizer lidhet me probleme të zemrës

Izrael: Vaksina Pfizer lidhet me probleme të zemrës

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi sot se vaksina e Covid-19 mund të ketë shkaktuar inflamacion në zemër te një numër shumë i vogël personash që janë vaksinuar me të.

Analizat e institucioneve shëndetësore izraelite zbuluan se ka pasur 148 raste miokarditi, që është një fryrje e zemrës, pak pas vaksinimeve. Izraeli ka vaksinuar rreth 5 milionë persona, që do të thotë rreth 0,005% e atyre që janë vaksinuar kanë pasur probleme me zemrën. Ose ndryshe, 1 në 20 000 persona.

Shumica e rasteve ishin meshkuj të moshës nga 16-30 vjeç, por Ministria e Shëndetësisë theksoi se 95% e tyre ishin raste të lehta. Vetëm dy pacientë kanë vdekur deri tani.

Disa ditë më parë, Rregullatori Europian për Barnat miratoi së fundmi aplikimin e vaksinës së Pfizer-BioNTech te fëmijët e moshës 12-15 vjeç në vendet e unionit, shkruan a2news.

Deri në këto momente, kjo vaksinë ishte miratuar të bëhej nga personat mbi 16 vjeç.

Vendimi tashmë duhet të miratohet formalisht nga Komisioni Europian dhe vendet e BE duhet të vendosin në mënyrë individuale nëse do ta aplikojnë vaksinën tek fëmijët mbi 12 vjeç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments