Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosovaIshalla ne avion te drurit sa ma shpejt”, komentet jonjerëzore pas lajmit...

Ishalla ne avion te drurit sa ma shpejt”, komentet jonjerëzore pas lajmit për infektimin e Valdete Dakës me COVID-19

Më herët u raportua se kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka është infektuar me virusin Covid-19. Ndaj këtij lajmi reaguan disa komentues duke i dëshiruar vdekjen.

KQZ ishte akuzuar nga Lëvizjes Vetëvendosje pasi kishte ndaluar kandidimin për deputetë të politikanëve që ishin dënuar në tri vitet e fundit.

Një komentues akuzonte se kryetarja e KQZ-së kishte marrë vaksinën në Serbi, dhe kështu duke i dëshiruar vdekjen asaj.

“Coft Kjo Shkin e Serbis..Po kurgja se gjan kta se Kjo e ka marr Vakcinen ne Serbi shimica e ktyne Shpijunav edhe Kjo bashk me ata i kan marr vakcinat ne Serbi kta i pagun Serbija”, ka komentuar njëri nga ta.

Po ashtu ka reaguar edhe Glaku Konjufca, i cili në një intervistë ka thënë se Valdete Daka dhe KQZ dëshirojnë eliminimin politik.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kerkesa me qene sugjestive dhe kunder Albin Kurtit eshte Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojne po dojne eleminim politik”, kishte thënë Konjufca.

Që nga ajo kohë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë vazhdimisht preh e komentuesve duke e ofenduar atë.

“Ishalla ne avion te drurit sa ma shpejt”, ishte komenti  i një komentuesi tjetër.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments