Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeKosovaIsh-zëdhënësi i VV-së mundohet t’i relativizojë sulmet bashkëpartiakve ndaj Policisë

Ish-zëdhënësi i VV-së mundohet t’i relativizojë sulmet bashkëpartiakve ndaj Policisë

Ish-zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, me anë të një statusi në Facebook ka tentuar të relativizojë incidentin në mes të disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Faik Fazliu.

Ai në statusin e tij e ka quajtur “gangster” Fazliun. Ai ka thënë se sulmet ndaj Policisë, VV i ka bërë pasi “nuk ishin të fortë” dhe ishin kundërshtarë të pushtetit. Shkrimi i tij ka apsur shumë gabime gramatikore, ndër të tjera.

“Gangsteri eshte i tille pikerisht pse s’eshte politik. Kerkesat e tija nuk jane politike. Duan te krahasojne aksionet e VV-se me sulmet e shumta te ish-regjimit, por jane te pakrahasueshme. Gjithnje kemi pasur nje kerkese politike, gjithnje nje kundershti ndaj nje te keqe qe ka sjellur pushteti. Asnjehere aktivisti i VV nuk ka sulmuar policin pse eshte i forte, madje e kunderta edhe kur ka ndodhur ndonje perlshje ne protesta ka ndodhur pikerisht nga pozicioni i “te rrahurit”, “arrestuarit” “protestuesit”. Dhe mbi te gjitha nese dikush ka vuajtur denim ne kete vend ka mbajtur aktivisti i VV-se. Nese dikush ka mbajtur burg ka mbajtur ai”, ka shkruar ai.

“Video e Albinit kur i drejtohej policit eshte pikerisht sekuenca e prere sipas kasaphanes redaktoriale. Pak sekonda para asaj sekuence ju do ta shihnit se si ne menyre brutale 5-6 police rrahin nje aktivist, dhe pak minuta para asaj sekuence se si alivanoset nje grua ne shesh per te vdekur me pas nga trauma qe peson kur sheh dhunen ndaj nje protestuesi ne shesh. Por, kete sekuence kane zgjedhur dhe duan te relativizojne gjithcka cka ka ndodhur keto 20 vite. Ky popull ketu ka jetuar, e di cfare ka ndodhur këtu”, shtoi Manxhuka

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments