Tuesday, April 16, 2024
HomeLajmeKosovaIsh-pjestari i TMK’së: Donika s’na la ta varrosnim Jusufin me nderime ushtarake,...

Ish-pjestari i TMK’së: Donika s’na la ta varrosnim Jusufin me nderime ushtarake, tha se s’na duhen ish-ushtarë të UÇK’së në varrim

Ish-pjesëtari i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Artan Hoti ka rrëfyer ekskluzivisht në emisionin “Frontal” në T7, për një ngjarje në mes të ushtarëve të TMK-së dhe zëvendëskryeministres aktuale Donika Gërvalla gjatë rivarrimit të heroit Jusuf Gërvalla.

Hoti ka treguar se si Donika Gërvalla bashkë me nënën e saj nuk kishin lejuar që Jusuf Gërvalla të varrosej me nderime të larta ushtarake nga forcat e TMK’së me arsyetimin se “nuk na duhen ish-pjesëtarë të UÇK’së në varrimin e babait”.

“Jusuf Gërvallën, Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën donim t’i varrosnim me nderime të larta ushtarake. Jusuf Gërvallën nuk na ka lënë nëna e Donikës dhe Donika me i varros me ritual dhe me nderime të TMK-së. As serbët e Beogradit nuk i kanë ndal këta tre heronj teksa kjo nuk na la me i varros me nderime”, ka thënë ai në FRONTAL të T7.

“Kishte tendenca që nuk na duhen pjesëtarët e UÇK-së në varrimin e babit tim. Tash kjo del dhe thotë jo UÇK-ja ka qenë kriminelë. Ne kemi bërë organizime madhore me i bë nderime të larta. Këta e kanë pru dhe nuk e kanë fut fare në Kazermë. Këtë e dinë mirë zëdhënësi i TMK-së, Shemsi Syla dhe zyrtari për informim i TMK-së, Enver Dugolli. Duhet të japin qëndrim dhe të tregojnë të vërtetën”, ka shtuar ai.

Hoti ka folur edhe për deklaratat e Gërvallës rreth pjesëtarëve të UÇK’së.

“Është shqetësuese që po i quan ushtarët kriminelë. Njëherë e tha por nuk kishte pozitë zyrtare dhe menduam që nuk është mirë psiqikisht. Por tani ka pozitë dhe i bëjmë thirrje që t’i ndal këto deklarata”, ka thënë Hoti, derisa ka paraljmëruar edhe protesta.

Më tutje Hoti tha se edhe dy deputetët e VV-së, Enver Dugolli edhe Shemsi Syla janë dëshmitarë të moslejimit të pjesëtarëve të TMK-së për rivarrimin e Jusuf Gërvallës.

“Të dy e dinë mirë se nuk na kanë lanë me i bë nderime dëshmorëve ashtu siç u ka hije atyre. Kërkojmë nga kryeministri që ta shkarkojë menjëherë këtë zëvendëskryeministre dhe ministre sepse na turpëroj. Nëse nuk shkarkohet ne do të bëjmë protesta të pashmangshme deri në shkarkimin e saj”, ka thënë më tutje ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments