Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaIsh-ministri britanik: Shpresoj që Hill të vendosë një hartë të Kosovës së...

Ish-ministri britanik: Shpresoj që Hill të vendosë një hartë të Kosovës së pavarur në zyrën e tij

Ish-ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis MacShane ka komentuar emërimin e Christopher Hill ambasador në Serbi, duke thënë se shpreson që ai të vendosë hartën e Kosovës së pavarur në zyrën e tij.

 

“Shpresoj se ai do ta vendosë një hartë të qartë të Kosovës si shtet i pavarur në zyrën e tij. Pas katastrofës së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor javën e kaluar, ndoshta Presidenti Biden do të interesohet për ta gjetur rrugën përpara”, ka shkruar MacShane.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka nominuar diplomatin e njohur, Christopher Hill për ambasador të ShBA-së në Serbi.

Hill njihet si përkrahës i madh i shqitarëve, derisa në vitin 1999 ishte i dërguar i ShBA-së në Kosovë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments